Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
23 tetor 2025
Edon Zhegrova nuk u përfshi as mbrëmë në përballjen e madhe mes Juventusit dhe Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke ngritur pyetje në mesin e tifozëve bardhezi për gjendjen e tij.
Pas ndeshjes, trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka dhënë sqarime për situatën e futbollistit kosovar, duke theksuar se mungesa e tij nuk lidhet me ndonjë problem serioz.
“Pse nuk po luan Edon Zhegrova? Ai është aty, po punon mirë. Është lojtar i mirë. Trajneri duhet të marrë vendime, të bëjë zgjedhje. Asgjë e veçantë,” tha Tudor për mediat pas ndeshjes.
Megjithatë, tekniku kroat pranoi se Zhegrova ende nuk është në formën e tij më të mirë fizike pas disa problemeve që ka pasur në të kaluarën.
“A është gati 100%? Jo, ai duhet të punojë me fitnessin sepse ka pasur shumë probleme më herët. Po punon mirë për të qenë në formën e duhur,” shtoi Tudor.
Sa i përket rikthimit të plotë të kosovarit në fushë, Tudor nuk dha një afat të saktë:
“Kur mendoni se Edoni do të jetë gati? Nuk e di,” përfundoi ai shkurt.

















