Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
12 Janar 2025
Një zakon i gabuar është në rastin e zgjedhjes së luleve për dhomën e ditës, e që janë lulet e thata. Ato kryesisht janë buqete të cilat i marrim si dhuratë dhe i ruajmë, sepse kanë vlerë sentimentale.
Lulet e thata janë të pajetë, të vdekura dhe nuk kanë energji, andaj nuk e kanë vendin në hapësirën ku jetojmë.
E vetmja lule e thatë e dëshirueshme është livanda, e cila thahet, paketohet në qese të vogla basme apo grihet dhe vendoset në enë qelqi. Aroma e saj e këndshme ndikon pozitivisht në relaksimin e njerëzve të shtëpisë.

Kjo gjithashtu ka të bëjë edhe me lulet të cilat kanë gjethe në formë shpate, të mprehta, si p.sh. palma. Ato me “shigjetat” e tyre në hapësirën ku banojmë lirojnë vibracione dhe energjinë e hapësirës e bëjnë të duket agresive.
Pastaj, lule bonsai ndikon jashtëzakonisht dëmshëm në cilëndo hapësirë banimi, sepse është bimë e madhe, dru i madh në pamje miniaturale.
Në listën negative janë edhe të gjitha llojet e palmave, agava, druri i jetës (Yucca), dracaena, diffenachia (për shkak të fletëve helmuese), pastaj lulet që degët i lëshojnë teposhtë, sepse simbolizojnë rënie, prapambetje.

















