Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin Ukrainë-Rusi

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

01 maj 2025

SHBA dhe Rusia lëshuan deklarata kontradiktore pas negociatave të fundit. Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e bisedimeve të mundshme të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës?

Në fillim të javës në mbarim u ulën në tryezën e bisedimeve delegacionet amerikane dhe ruse në Arabinë Saudite (24.03.), me qëllim dhënien fund të luftës në Ukrainë.  Specifika e takimit ishte sigurimi i një marrëveshje të veçantë armëpushimi në Detin e Zi, që do të lejonte rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës. Bisedimet mes delegacioneve zgjatën 12 orë, një rekord. Por pavarësisht diskutimeve të gjata, asnjëri nga vendet nuk nxitoi të shpallte rezultate. Në vend që të lëshonin një deklaratë të përbashkët pas përfundimit të bisedimeve, SHBA  dhe Rusia lëshuan deklarata të veçanta më pas, me ngjashmëri, po me ndryshime tek disa detaje thelbësore.

Kremlini e lidh marrëveshjen me heqjen e sanksioneve

Ukraina dhe Rusia arritën marrëveshje për armëpushim në Detin e Zi dhe koordinim të detajeve për ndalimin e goditjeve në infrastrukturën energjetike, tha Shtëpia e Bardhë. Kurse Kremlini lëshoi ​​një deklaratë duke konfirmuar se vendet ranë dakord për të garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi. U përmend gjithashtu se SHBA do të ndihmonte në rivendosjen e aksesit të mallrave bujqësore ruse në tregun global.

Kremlini tha se armëpushimi do të hyjë në fuqi vetëm pasi të jenë plotësuar disa kushte, nëse disa sanksione ndaj Rusisë hiqen pjesërisht. Në mënyrë të veçantë, Rusia po kërkon heqjen e kufizimeve ndaj kompanive të përfshira në eksportet e ushqimit dhe bankave që i mbështesin ato. Kremlini kërkon gjithashtu që të hiqen sanksionet ndaj anijeve me flamur rus që tregtojnë ushqime dhe plehra kimikë si dhe heqjen e kufizimeve për importet e pajisjeve bujqësore në Rusi.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë  u shpreh, se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte rënë dakord për një armëpushim në Detin e Zi, pasi Rusia lëshoi

d​​eklaratën e saj, ai reagoi ashpër, duke akuzuar Moskën se gënjen për kushtet e negociatave. “Ka diçka për të cilën Kremlini po gënjen sërish: se gjoja heshtja në Detin e Zi varet nga çështja e sanksioneve”, tha Zelensky në fjalimin e tij drejtuar popullit ukrainas. Në realitet, tha ai, armëpushimi në Detin e Zi nuk ka qenë i lidhur me sanksionet kundër Rusisë. Presidenti ukrainas,  Volodymyr Zelensky tha se heqja e sanksioneve ruse do të ishte një “katastrofë për diplomacinë”

Reduktohen rreziqet e përshkallëzimit

Sipas intepretimit të Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja do të “eliminonte përdorimin e forcës” në Detin e Zi për livrimin e tregtisë detare. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë përmendet gjithashtu se SHBA-ja do të “ndihmojë në rivendosjen e qasjes së Rusisë në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe plehërore, në uljen e kostove të siguracionit detar dhe përmirësimin e aksesit në portet dhe sistemet e pagesave për transaksione të tilla”. Është e paqartë nëse kjo do të përfshinte një lehtësim të pjesshëm të sanksioneve.

Scroll to Top