PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas kaosit në Kuvend, mblidhet Etika! Opozita: Mbledhja të jetë e hapur 

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

19 dhjetor 2025

Komisioni i Etikës është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesat e paraqitura nga Partia Socialiste lidhur me marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike.

Komisioni i Etikës është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesat e paraqitura nga Partia Socialiste, lidhur me marrjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të Partisë Demokratike. Kërkesa vjen pas incidenteve të ndodhura një ditë më parë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas PS-së, veprimet e deputetëve të PD-së gjatë seancës kanë qenë të mirëorganizuara dhe të koordinuara, duke penguar zhvillimin normal të punimeve parlamentare.

  • Për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim, pasi përdorën mjete piroteknike dhe tymuese në Kuvend.
  • Flamur Noka dhe Klevis Balliu gjithashtu kërkohen për 60 ditë përjashtim, për shkak të sjelljes joparlamentare dhe shkaktimit të kaosit.
  • Elda Hoti është propozuar për 30 ditë përjashtim, për dëmtim të pajisjeve të parlamentit dhe përleshje me Gardën.
  • Po ashtu për Gazment Bardhin dhe Sali Berishën kërkohen 30 ditë përjashtim, për pengim të seancës dhe përdorim të gjuhës jo të përshtatshme.
  • Për një grup tjetër deputetësh si Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati e të tjerë, kërkohet 10 ditë përjashtim, për pengim të seancës dhe sjellje të papërshtatshme.

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar që mbledhja të shtyhet për javën tjetër, për t’u njohur me provat, duke akuzuar PS-në se ka përfshirë në kërkesë deputetë që nuk kanë marrë pjesë në kaos, me qëllim fshirjen e opozitës nga Kuvendi dhe pengimin e mbledhjes për çështjen e Ballikut.

Mazhoranca ka propozuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa deputetët e opozitës kërkojnë transparencë dhe qasje në prova, duke kërkuar që mbledhja të jetë e hapur.

Scroll to Top