Protesta të dhunshme në Serbi, policia arrestoi politikanë të opozitës, Vuçiq thërret seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë

Protesta të dhunshme në Serbi, policia arrestoi politikanë të opozitës,Vuçiq thërret seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thirrur seancën urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në orën 12:45.

Kjo mbledhje u caktua për shkak të protestave që u mbajtën dje e sot në Beograd dhe Novi Sad.

Në këto protesta pati tensione të shumta. U raportua se policia përdori dhunë ndaj protestuesve. Janë publikuar edhe pamje të arrestimit të politikanëve të opozitës në Serbi.

Sava Manojloviq, lideri i lëvizjes “Fillo dhe ndrysho”, është transferuar në Qendrën Emergjente, ka thënë zëdhënësi i lëvizjes transmeton Nova.rs.

Në të njëjtën kohë, deputetët e opozitës dhe këshilltarët e qytetit po bllokojnë gjykatën në Novi Sad për shkak të aktivistëve të arrestuar që kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e Novi Sadit në Stacionin Hekurudhor nga e cila mbetën të vdekur 15 persona.

Scroll to Top