Programi Art dhe Zeje, Rama publikon fotot në prag të festave të nëntorit: Gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

24 nentor 2025

Kryeministri Edi Rama përcolli një urim të veçantë, teksa ndau disa çaste nga atmosfera festive e Nëntorit në shkollat e vendit. Ai theksoi se magjia e aktiviteteve vjen falë punës së fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit “Art dhe Zeje”. Rama uroi gjithashtu që qytetarët të kenë një javë të mbarë.

Teksa jemi në prag të festave të nëntorit, ai shkruan se “në shkollat tona, ku gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve”.

“MIRËMËNGJES dhe me pak çaste nga atmosfera e bukur e festave të Nëntorit në shkollat tona, ku gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit Art dhe Zeje, ju uroj një javë të mbarë “, shkruan Rama.

Scroll to Top