Problemet në trafikun Librazhd-Qafë Thanë: Lëvizja vetëm në një korsi e gjysmë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 shkurt 2026

Probleme në qarkullim vazhdojnë edhe sot në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pranë fshatit Dragostunjë, ku një gur i madh ende nuk është zhvendosur, duke lejuar lëvizjen e mjeteve vetëm në një korsi e gjysmë.

Raportohet se rruga u bllokua për 8 orë dje, sot lejon shkëmbimin e dy mjeteve të vogla, por jo të automjeteve të tonazhit të rëndë. Autoritetet kërkojnë që shoferët të lëvizin me kujdes në këtë zonë.

Ekipet kanë punuar orë të tëra dje për të siguruar faqen e malit dhe për të eliminuar rrezikun e mëtejshëm pas hapjes së qarkullimit. Gjatë bllokimit, që zgjati 8 orë, në rrugë qëndruan gra, fëmijë dhe të moshuar, ndërsa policia rekomandoi drejtuesit e mjeteve të përdorin aksin alternativ Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan për të udhëtuar drejt Tiranës.

Bllokimi i rrugës erdhi në një ditë të dielë, kur qindra pushues po ktheheshin nga zona e juglindjes.

Scroll to Top