Pritje deri në tre vjet për pacientët, për trajtim të venave varikoze në QKUK, mungojnë anesteziologët

Koha e parashikuar e leximit: 4 minuta

04 gusht 2025

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) po përballet me sfida serioze për shkak të mungesës së stafit dhe listave të gjata të pritjes për intervenime kirurgjikale, veçanërisht për trajtimin e venave varikoze.

Drejtori i klinikës, Hajriz Rudari, për “Front Online” tha se pavarësisht rritjes së numrit të operacioneve, situata vazhdon të jetë e rënduar për shkak të mungesës së anesteziologëve dhe resurseve të tjera bazike.

“Shërbimet për të cilat pacientët presin prej dy vite e gjysmë deri tre vite janë sëmundjet e venave të jashtme – venat varikoze që fatmirësisht janë sëmundje që mund të presin dhe që nuk shkaktojnë ndonjë komplikim serioz. Si shkaqe që çojnë në pritje të listës së pritjes është mungesa e anesteziologëve, vendit të hospitalizimit dhe trendi i rritjes së kësaj patologjie (variceve venoze)”, theksoi Rudari.

Rudari thotë se pandemia ka ndikuar në numrin e rritjes së numrit të listës.

“Duhet shtuar se gjatë ditës kryhen dy deri tre vena kurse hyjnë nga pesë deri gjashtë vena në listë pritjeje sepse trendi i rritjes së sëmundjeve venoze është në rritje. Pandemia ka ndikuar në ngadalësimin e zvogëlimit të listës së pritjes”, u shpreh ai.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari bëri të ditur se vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, sipas Rudarit, në klinikë janë realizuar 244 operacione për vena, më shumë sesa gjatë tërë vitit të kaluar.

“Është shtuar dukshëm numri i intervenimeve brenda vitit krahasuar me vitet paraprake ku në gjashtëmujorin e këtij viti janë realizuar 244 vena që krahasuar me vitin paraprak (gjatë tërë vitit janë realizuar 235) është numër shumë më i madh i intervenimeve (nga kirurgjia venoze) duke shtuar që jemi duke realizuar edhe intervenime me Radiofrekuencë që fatkeqësisht indikacioni për intervenim gjatë seleksionimit me këtë metodë është shumë i vogël në kuadër të listës së pritjes, për çfarë vlen të theksohet se 90% janë me metodën klasike (operacion)”, tha ai.

Për të përballuar këtë situatë, drejtoria e klinikës ka paraqitur një projekt të veçantë pranë menaxhmentit të QKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Për të shkurtuar këto lista kemi bërë një projekt që e kemi diskutuar me menaxhmentet e QKUK dhe presim bashkëpunimin që të analizojmë mundësinë e realizimit në kuadër të mundësive ligjore. Besojmë se si për çdo projekt dhe iniciativë të kemi mbështetjen edhe nga menaxhmenti i SHSKUK-së dhe Ministria e Shëndetësisë, si çdoherë në të mirën e pacientëve”, deklaroi Rudari.

Scroll to Top