Presion nga sportistët: UEFA e thirrur të ndërpresë pjesëmarrjen e Izraelit në futbollin evropian

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

13 nentor 2025

Dhjetra sportistë profesionistë, përfshirë yjet e futbollit Paul Pogba dhe Hakim Ziyech, i janë bashkuar një letre ku kërkohet që disa vende që presin ndeshje të mos mirëpresin “një regjim që kryen gjenocid”.

Grupi “Atletët për Paqe”, që përfshin mbi 70 sportistë, i ka dërguar një letër presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke i bërë thirrje organit drejtues të futbollit europian të pezullojë Izraelin për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut kundër palestinezëve.

Në letrën e përbashkët, e cila u përgatit nga organizata Game Over Israel, thuhet: “Asnjë vend, skenë apo arenë në komunitetin ndërkombëtar nuk duhet të mirëpresë një regjim që kryen gjenocid dhe krime të tjera kundër njerëzimit. Pandëshkueshmëria e vazhdueshme e Izraelit për krime të tilla mund të ndalet vetëm me veprime kolektive të ndërgjegjshme, duke përfshirë ndalimin e pjesëmarrjes së tyre në ngjarje sportive dhe kulturore.”

Ky apel shënon një nga fushatat më të mëdha nga sportistët profesionistë për të përdorur ndikimin e sportit në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Scroll to Top