Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
13 tetor 2025
Presidentit amerikan, Donald Trump, pritet t’i bëhet pritje madhështore në Izrael.
Tashmë shihet një qilim i kuq i shtruar për të në pistë.
Të pranishëm janë edhe zyrtarë ushtarakë, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ky i fundit ia ka përsëritur disa herë Trumpit se Izraeli nuk ka pasur kurrë mik më të mirë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

















