Presidenti kroat mbërrin për vizitë në Shkup, pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja maqedonase

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

07 maj 2025

Pas pritjes zyrtare, Milanoviq dhe Siljanovska-Davkova do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, pas çka do të vijojë takimi plenar i delegacioneve maqedonase dhe kroate, duke përfunduar me adresimin e presidentëve në një konferencë për media.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka mbërritur për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni të organizuar në pallatin presidencial Vila Vodno, raporton Anadolu.

Pas pritjes zyrtare, Milanoviq dhe Siljanovska-Davkova do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, pas çka do të vijojë takimi plenar i delegacioneve maqedonase dhe kroate, duke përfunduar me adresimin e presidentëve në një konferencë të përbashkët për media.

Në kuadër të vizitës zyrtare, siç është paralajmëruar, presidenti Milanoviq, i shoqëruar nga presidentja Siljanovska-Davkova, do të vendosin kurorë lulesh në varrin e Goce Delçevit në Kishën e Shën Spasit në Shkup.

Scroll to Top