Presheva, Medvegja, e  Bujanoci  do të duhej të lirohen nga disa taksa, dhe të ketë investime nga Serbia dhe BE-ja

Koha e parashikuar e leximit: 5 minuta

04 shtator 2025

Refik HASANI ka shprehur opinionin e tij lidhur me inicimin e një kërkesë-propozim si  procedurë parlamentare të inicuar nga Deputeti i vetëm shqiptarë Shaip Kamberi të mbështetur edhe nga Deputetët subjekti politik SDA-Sanxhak,për formimin e një fondi  “Fondi të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc”,  inciativa parlamentare  për nxitjen në zhvillimin e këtij Rajoni.

Shaip Kamberi, Deputeti i vetëm aktual në parlamentin e Serbisë, ka iniciuar, pranë Qeverisë së Serbisë, formimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc”.

Refik HASANI:Iniciativa nga Deputeti në parlamentin e Serbisë  Shaip Kamberi, me sa kuptova është adresuar shkresë zyrtare instancës së Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit të Republikës së Serbisë, për ngritjen përkatësisht formimin e një Fondi të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc Fondi i kërkuar në vlerë të shprehur në valutën euro, si vjetore prej 10 milion eurove, nuk është vlerë e madhe, pasi për çerek shekulli nuk është investuar në këtë rajon, kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, dhe kërkon zgjidhje dhe do të duhej të ngritet, shtrohet e debatohet edhe  nga BE-ja dhe OKB-ja,sepse ende nuk është zgjidhur statuti i saj, përfundimtar.  Kjo është një inciativë parlamentare  tepër e qëlluar, dhe shumë domethënjës,  se kjo Krahinë shqiptare është Rajoni më i pazhvilluar jo vetëm në Serbi e Ballkan, por është më i pazhvilluar në gjithë Evropën. Ky adresim nuk do të duhej të adresohet vetëm krerëve më të lartë të Serbisë, për krijimin e një fondi, por edhe do të duhej të parashtrohet kërkesë që kjo Krahinë të ndihmohet, edhe nga fonde të ndryshme të BE-ës, duke përfshirë për programe e grante të IPA I dhe IPA II dhe fonde të tjera. “, tha profesor Hasani.

Kjo inciativë nga Deputeti Shaip Kamberi sipas profesorit Hasani  kjo do të ndihmonte, në qëllimin sado pak  të ndërprerjes së trendit të ikjes së të rinjëve, krijimit të një të ardhme me perspektivë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e një ambienti që tërheq investimet e huaja. Përmesë projekteve  është më se i domosdoshëm pasi është në vendënumrim-moszhvllim që nga koha e luftës së UÇPMB-ës dhe arritjes së marrëveshjes së Konçulit të 20 majit 2001, pasi ndërvarësia gjeografike, mjedisore, urbane, rurale dhe ekonomike janë parametra që duhet investuar, të veprojn duke realizuar  projekte serioze,  që kërkohen  hartim  plane, për thithjen e fondeve në investime jo vetëm nga Serbia, por edhe   nga Këshilli i Evropës dhe mekanizmave tjerë Europian.Kjo është një parashtrim i adresimeve në mënyrë institucionale, për zhvillimin në ekonomi  të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, në kërkim të:

A.Investimeve konkrete,

B.Përkrahje financiare dhe

C.Lehtësime plotësuese për investitorët.

Presheva, Medvegja, e  Bujanoci  do të duhej të lirohet nga disa taksa e tatime, dhe të ketë investime nga Serbia dhe BE-ja, pasi është  Rajoni më i pazhvilluar në Evropë,  dhe është domosdoshmëri e kohës që të ndihmohet që së paku të lirohet, dhe lehtësim  nga taksa e kontribute tjera. Borxhet të ngrihen duke u shlyer, dhe kështu të lirohen plotësisht nga disa tatime e taksa tjera.

Që nga viti 1999 deri në vitin 2025 të lirohen të tri komunat duke i marrë parasysh rrethanat, duke miratuar edhe me një rekomandim që t’ju drejtohet Parlamentit dhe Qeverisë së Serbisë, por edhe instancave e mekanizmave Ndërkombëtar, që nga të gjitha borxhet e mbetura jo të paguara të lirohen.

Ne, më herët kemi kërkuar publikisht që për Preshevë, Medvegjë,dhe  Bujanoc edhe të mbahet një KONFERENCË E DONATORËVE që së pari të marrin pjesë Prishtina, Tirana dhe donator të huaj. KJO KRAHINË  TË JEN NJË ZONË E LIRË EKONOMIKE.

Serbia është duke shtuar diskrimnimin ndaj shqiptarëve në   Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kështu që thmelimin e këti fondi për investime, do të mundë të  miratohet, nëse përveqë  që ka ndonjë trysni politike dhe sanksionuese nga BE-ja, mundë funsionalizohet. Mendoj se si priritar është, si në vazhdim:

Për Themelimin e një Spitali Rajonal për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,

Për themelimin e një Universiteti publik në Gjuhën Shqipe, për Rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës,

3Për themelimin e një instituti në ruajtje të trashigimisë kulturor-historike,

Për hapjen e vendkalimeve kufitare në mesë të Serbisë dhe Kosovës të zyrtarizohet pika e kalimeve kufitare  Medvegjë-Kamenicë në vendin e quajtur ’’Te Kapia’’, vendkalimi Bujanoc-Kamenicë në vendin e quajtur Muhocë, vendkalimi Bujanoc-Kamenicë në vendin e quajtur Breznicë, vendkalimi Bujanoc-Gjilan në vendin e quajtur Dobrosin, dhe në mesë të Serbisë e Maqedonisë së Veriut, do të duhej  zyrtarizuar vendkalimi Kumanovë-Preshevë, përkatësisht fshatrava kufitare Miratoc-Llojan,

Të adresojn  për kategorin e të zhvendosurve, dëbuarve, shpërngulurve shqiptar, jo vetëm nga tri Komunat, por edhe nga qytete të tjera të Serbisë,

Kjo Krahinë i përket Evropës, dhe Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit nuk është vetëm çështje e bredshme e Serbisë, sepse, do të duhej ndërruar diskursin në  internacionalizimin  të mëtejm në nivelin dhe shkallën më të lartë.

Scroll to Top