Policia në Mitrovicën e Jugut konfiskon tri armë zjarri në tri ditët e para të vitit 2026

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 janar 2026

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka njoftuar se gjatë tre ditëve të para të vitit 2026 ka konfiskuar tri armë zjarri.

Konfiskimi i armëve sipas Policisë së Kosovës është realizuar në lokacion të ndryshëm në Mitrovicën e Jugut dhe Skenderaj.

Armët e konfiskuara janë:
Dy pushkë gjuetie
Një pistoletë
159 fishek të kalibrave të ndryshëm

Lidhur me armët e konfiskuara janë iniciuar raste penale: për verat: Armëmbajtje pa leje, përdorim i armës dhe kanosje. Nga këto raste, me vendim të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Scroll to Top