Policia gjermane shton numrin e kontrolleve dhe arrestimeve, cak një grup që dyshohet se po përgatisnin akte terroriste në Gjermani

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

21 maj 2025

Në Gjermani është arrestuar një grup prej pesë personash, që dyshohet se po përgatisnin akte terroriste. Ata i përkasin grupit djathtist ekstremist “Vala e Fundit e Mbrojtjes”. Disa prej tyre janë ende adoleshentë.

Pesë të rinj u arrestuan herët sot (21 maj) me urdhër të Zyrës së Prokurorit Federal gjerman.

Ndërkohë po kryhen bastisje në landet Mecklenburg-Pomerani, Brandenburg, Hesen dhe Turingi.

Të dyshuarit e arrestuar dyshohet se janë anëtarë ose mbështetës të grupit të quajtur “Vala e Fundit e Mbrojtjes” – ndoshta grupit më radikal të të rinjve ekstremistë të krahut të djathtëpër momentin, i cili është rritur shumë kohët e fundit.

Në të njëjtën kohë, termi “grup rinor” tingëllon si eufemizëm dhe i parrezikshëm, sepse bëhet fjalë për akte të rënda kriminale: sipas vlerësimit të Zyrës së Prokurorit Federal, bëhet fjalë për një organizatë terroriste ekstremiste të krahut të djathtë.

Të dyshuarit më të rinj janë vetëm 15 vjeç

Tre anëtarë të tjerë janë arrestuar më parë dhe janë në paraburgim. Ndërsa pesë të tjerët janë ndaluar sot. Dy prej tyre janë 15-vjeçarë nga Brandenburgu, të tjerët janë 18 dhe 21 vjeç. Të gjithë ata akuzohen për planifikimin ose kryerjen e sulmeve.

Akuza: Planifikimi i një sulmi me bomba

Dy nxënës të shkollës së mesme 15-vjeçare nga Brandenburgu akuzohen se i kanë vënë zjarrin një qendre kulturore në Altdöbern, në rrethin e Oberspreewald-Lausitz, në tetor. Dy të rinj të tjerë nga Turingia dyshohet se kanë kryer një sulm ndaj një vendstrehimirefugjatësh në Schmölln, në lagjen Altenburger Land. Në fillim të janarit, u thyen dritaret dhe ndërtesa u qëllua me piroteknikë.


Një 21-vjeçar nga Saksonia dyshohet se planifikoi një sulm ndaj një vendstrehimi për azilkërkues në Senftenberg. Për këtë qëllim, sipas akuzave, ai siguroi mjete me efekt të lartë shpërthyes.
Me pesë arrestimet e sotme, hetuesit kanë identifikuar tetë individë si aktorë kryesorë. Të gjithë janë zyrtarisht të dyshuar. Dy jetojnë në Mecklenburg-Pomerani, një në Hesen.

Organizimi i aksioneve

Sipas hetuesve, “Vala e fundit e mbrojtjes” organizohet kryesisht përmes grupeve në rrjete. Përveç grupit kryesor të komunikimit, ekzistojnë edhe nëngrupe, sipas autoriteteve. Kushdo që dëshiron të jetë anëtar i grupit, duhet të dëshmohet se ka kryer një vepër penale – për shembull, duke rrahur një emigrant, nëse ka vënë ndonjë zjarr apo ka bërë ndonjë vepër tjetër.

Si provë, krimi duhet të regjistrohet. Ata lartësojnë në biseda nacionalsocializmin dhe nxisin dhunë masive. Përveç kësaj, tema është edhe e ashtuquajtura “gjuetia e pedofilëve”, domethënë ekspozimi publik i pedofilëve me qëllim publikimin e emrave dhe adresave të tyre.

Scroll to Top