14 vjecari 1 1

Bie në duar të policisë, arrestohet i mituri që vrau 14-vjeçarin Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani, policia njofton se ka arrestuar bashkëmoshatarin e tij që i nguli thikën.

I mituri u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta thotë policia, është konfliktuar me dy bashkëmoshatarët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ata me mjet prerës, me ç’rast janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

Scroll to Top