Pogba reagon pas kalimit të Rashfordit në Barcelonë: “Është çmenduri”

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 korrik 2025

Paul Pogba, gjatë një interviste me influencerin Speed, ka komentuar për herë të parë transferimin e Marcus Rashford drejt gjigantit spanjoll Barcelona.

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë ka arritur në Spanjë për të finalizuar huazimin e tij te skuadra katalunase, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga Indeksonline.

Pogba, i cili është mik i afërt i Rashfordit dhe ish-bashkëlojtar te Manchester United, reagoi me entuziazëm, por edhe habi për këtë lëvizje të bujshme.

“Është çmenduri. Jam shumë i lumtur për të. Manchester Unitedi ka humbur shumë lojtarë. Kjo është mirë për Barcelonën”, u shpreh ai.

Ndërkohë, mesfushori francez, pas një periudhe pezullimi, është rikthyer të luajë futboll dhe sezonin e ri do ta nisë me ekipin e Monacos në Ligue 1.

Scroll to Top