Arsyetimi për rritjen e pagës në departamentin e ministrit të financave Novica Vukoviq është se “tash në sistemin e pagave disa punonjës kanë paga më të larta se menaxherët eprorë”.
Synimi për paga më të larta justifikohet edhe me faktin se “gjatë viteve të fundit, përmes ndryshimeve në marrëveshjet kolektive, janë rritur koeficientët e kompleksitetit të punës për të gjithë punonjësit në sektorin publik, përveç zyrtarëve publikë dhe bartësve të drejtësisë dhe qëndrimet e gjykatës kushtetuese”.
Qeveria e kryeministrit Milojko Spajiq planifikon t’i rrisë pagat e të gjithë zyrtarëve publikë për 30 për qind përmes rritjes së koeficientëve për llogaritjen e pagave, që do t’u kushtojë qytetarëve 8.5 milionë euro në vit.
Kështu është përcaktuar me Projekt-amandamentet e Ligjit për pagat në sektorin publik, të cilin Ministria e Financave, e udhëhequr nga ministri Novica Vukoviq, e ka vënë për diskutim publik. Diskutimi publik zgjat deri më 8 dhjetor, por dispozitat kalimtare dhe përfundimtare nuk përcaktojnë se kur do të hyjë në fuqi ky ligj.
Të gjithë zyrtarët publikë kanë marrë paga më të larta së fundmi përmes zbatimit të programit “Europe Tani 2”.