Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
05 shkurt 2025
Autori i plagosjes së 40-vjeçarit Ergyst Shtylla është identifikuar pas dëshmisë së këtij të fundit.
40-vjeçari në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës thikë nga shtetasi D.M 39 vjeç.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D .M.
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

















