Plagosja me armë zjarri në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

24 nentor 2025

Zbulohet identiteti dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në zonën e njohur si Insitut në Tiranë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ramadan Citaku”, ku u mbeti i plagosur M. J., 40 vjeç.

Policia thotë se falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia e shtetit po vazhdon punën intensivisht për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Scroll to Top