Petrit Malaj jep lajmin e mirë: Qeveria jep 150 euro bonus fundviti për 148 mijë familje në nevojë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

22 dhjetor 2025

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për vitin 2025, qeveria miratoi një akt normativ që parashikon mbështetje financiare për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, si dhe për personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre.

Sipas Ministrit të Financave, Petrit Malaj, bonusi i fundvitit do të jetë 15 mijë lekë (rreth 150 euro) për secilin përfitues. Nga kjo nismë do të përfitojnë rreth 148,500 qytetarë.

Ministri Malaj deklaroi se ky është një prej akteve normative të fundit të vitit 2025 dhe synon të ofrojë mbështetje financiare për qytetarët në nevojë gjatë periudhës festive.

Scroll to Top