Renovimi i infrastrukturës së korridoreve dhe pritoreve në tri klinika, në Radiologji, Biokimi Mjekësore dhe Kirurgji, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 393 mijë euro.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përuruan sot renovimet në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kurti ka thënë se Shërbimi Klinik i Mjekisë Nukleare është pajisur aparaturë SPECT- CT, që sipas tij është e vetmja në rajonin e Ballkanit.
“Këtu ku ndodhemi kemi bërë adaptimin e korridoreve dhe pritoreve, gjithashtu edhe në Biokimi mjekësore dhe Kirurgji, vlera e gjithmbarshme është 393 mijë euro dhe punimet janë kryer mbi 90 për qind në të tri klinika. Pikërisht këtu ku ndodhemi tani në Radiologji kjo është përmbyllur me sukses. Kemi pasur për qëllim rregullim e pritoreve dhe korridoreve për pacient. I kemi trajtuar të gjitha elementet e enterierit që e bëjnë edhe punën cilësore të mjekëve specialistëve dhe infermiereve. Kemi trajtuar muret, plafonin, dyert… dhe shtatë sportele të reja. Para se të vinim këtu ishim në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare ku jemi pajisur me një aparaturë që është e vetmja në rajonin e Ballkanit”, tha Kurti.
Ai tha se aparati i ri quhet SPECT CT me vlerë prej 850 mijë euro është blerë nga buxheti i shtetit edhe pse kishte kërkesa qysh nga viti 2018 nuk është blerë as një herë.
“SPECT CT përdor izotopet radio-aktive për të krijuar imazhe funksionale dhe për të treguar se si funksionojnë organet ashtu edhe indet në trupin e njeriut, paralelisht me CT që krijojnë imazhe strukturore në detaje për anatominë e trupit dhe kombinim i këtyre dy teknikave ndihmon në diagnostikimin më të saktë. Janë kryer edhe trajnime e nevojshme me stafin”, ka thënë Kurti.
Ministri Arben Vitia, ka thënë se janë duke investime shumë që përveç diagnostifikimit edhe në aparatura të reja dhe moderne, kështu që pacientet të diagnostikohen dhe trajtohen në Kosovë.
“Ne po bëjmë një investim të strukturuar sistematik dhe të analizuar mirë në çdo klinik në sistemin tonë shëndetësor jo vetëm në QKUK, por edhe në spitale regjionale. Po ashtu ishim dhe pamë një aparaturë e vetmja e tillë në rajon, që do të thotë investime tona synojnë që ta rrisim kualitetit e diagnostikimit të pacienteve në mënyrë që pacientet të diagnostifikohen në Kosovë dhe të intervenohet në Kosovë”, tha Vitia. /eo