Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
08 qershor 2025
Një përplasje e fortë mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk po shkakton kaos në NASA, duke e futur agjencinë hapësinore amerikane në atë që ekspertët po e quajnë “kriza më e madhe në historinë e saj.
Buxheti i ri i propozuar nga Shtëpia e Bardhë parashikon shkurtime drastike për NASA-n, ku thuajse gjysma e projekteve shkencore janë në rrezik të anulimit. Rreth 40 misione, disa aktive në hapësirë dhe të tjerë në zhvillim, mund të ndërpriten.
Në qendër të krizës qëndron kërcënimi i presidentit Trump për të tërhequr kontratat federale me kompaninë SpaceX të Elon Musk. NASA mbështetet te raketat Falcon 9 të SpaceX për furnizimin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, ndërsa ka plane që të përdorë raketën Starship për misione në Hënë dhe Mars