Përplasja në Fier, policia jep detaje: Forcat operacionale dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës, autorët janë shoqëruar

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

16 prill 2025

Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me përplasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve zyrtare, Forcat Operacionale së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.

Rreth orës 19:20, agjentët policorë dhe të BKH-së, janë goditur nga disa persona për shkak të detyrës. Këta persona janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariatin e Fierit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.

Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.

Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Scroll to Top