Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Shkodër, një e lënduar

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

22 Janar 2025

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure, 22 janar, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të Blinishtit.

Sipas burimeve, e plagosur ka mbetur drejtuesja e njërit prej automjeteve, e cila është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Scroll to Top