Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në ta

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 maj 2025

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima.

Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në hapësirën ajrore janë gjetur të vdekur, njoftoi Ministria e Jashtme e Estonisë

Sipas të dhënave të FlightRadar24, të dy helikopterët ishin ngritur njëkohësisht nga kryeqyteti estonez, Talin, por destinacioni i tyre përfundimtar nuk është i qartë.

Ndërkohë rrënojat e të dy avionëve janë gjetur pranë aeroportit të Eurës

Një banor vendas i tha agjencisë finlandeze të lajmeve Iltalehti se pa dy helikopterët duke fluturuar afër njëri-tjetrit.

Papritmas, njëri nga të dy bëri një lëvizje të mprehtë për t’u shmangur, përpara se të përplasej më në fund me tjetrin

Scroll to Top