Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
30 maj 2025
Ka përfunduar hetimi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku në klubin e natës “Puls” humbën jetën 62 personave dhe rreth 200 të tjerë u lënduan.
Organi i akuzës ndonëse ka punuar me një ekip prej 13 prokurorëve, nuk ka arritur të gjen prova për vepër tjetër penale përveç asaj për “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Prokuroria njoftoi se deri tani janë dëgjuar rreth 400 dëshmitarë.
Në 15 ditët e ardhshme, mbrojtja e të dyshuarve mund të dorëzojë prova të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga Prokuroria, ndërsa pas kalimit të këtij afati do të ngritët akuzë.
Ka përfunduar hetimi për tragjedinë e rëndë që ndodhi në klubin e natës “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën 62 persona dhe rreth 200 të tjerë mbetën të lënduar. Prokuroria njoftoi se nuk janë gjetur prova për vepra të tjera penale, përveç asaj të “veprave të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.
Hetimi është zhvilluar nga një ekip prej 13 prokurorësh, të cilët kanë marrë në pyetje rreth 400 dëshmitarë. Tashmë mbrojtja e të dyshuarve ka afat 15-ditor për të dorëzuar prova shtesë, të cilat do të shqyrtohen para ngritjes së aktakuzës.
Hetimi përfshiu një periudhë që nis nga viti 2012 – kur u hap diskoteka – e deri më 16 mars 2025, dita e ngjarjes tragjike. Nën hetim aktualisht janë 59 persona fizikë dhe tre juridikë, të cilët akuzohen kryesisht për “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, për të cilat parashikohet dënim prej së paku tre vjet burg, pa kufizim maksimal (deri në 20 vjet).
Ndërkohë, një hetim tjetër po vazhdon në kuadër të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ai përfshin 14 zyrtarë policorë nga Shtipi dhe Koçani, të cilët dyshohet se kanë dhënë pëlqime të paligjshme që lejuan funksionimin e lokalit “Pulse”, pavarësisht mungesës së kushteve për siguri dhe rend publik.