Përfundon Championsi, radha te çerekfinalja e Europa League

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 prill 2025

Mbrëmë përfunduan ndeshjet e para të çerekfinales në Champions League.

E pas garës më prestigjioze të futbollit evropian për klube, radha i vie Europa Leagues.

Sot në agjendën e këtij kompeticion janë katër ndeshje tejet interesante.

Nga ora 18:45, do të luhet loja në mes të Bodoe Glimt dhe Lazios.

Derisa nga ora 21:00, do të zhvillohen tri përballje.

Lyon do të jetë përballë Manchester Unitedit, Rangers i Nedim Bajramit është nikoqir i Athletic Bilbaos, derisa Tottenham Hotspur do të jetë përballë gjermanëve të Eintracht Frankfurt.

Mbetet të shihet se cila prej këtyre skuadrave do ta bëj një hap përpara drejt gjysmëfinales.

Këto ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejtë në platformën më të madhe televizive, Artmotion.

Scroll to Top