Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
24 janar 2025
Ka përfunduar Censusi i shpendëve dimeror ujor në qarkun e Vlorës ,i realizuar në katër pika kryesore , në Lagunën e Nartës ,në Orikum , Butrint dhe në Syrin e Kaltër .
Në përfundim të regjistrimit te zhvilluar në datat 18 dhe 19 janar rezultoi se për vitin 2024 ka një rritje të individëve të shpendëve ujorë ,vecanërisht në Lagunën e Nartës
Për specialistin e zonave të mbrojtura Nexhip Hysolakoj ,krahasuar me një vit më parë , janë rreth 2 mijë individë më shumë
“Në lagunën e Nartës dominojnë kryesisht flamingot që janë pjesë e panadarë e kësaj zone ,ndërsa në Orikum zotërojnë kryesisht çafkat .”, tha specialisti Nexhip Hysolakoj.
Specialisti I zonave të mbrojtura vlerëson se një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe moraturiumi.
Edhe pse në zonat e mbrojtura është e ndaluar gjuetia, duket se efektet i ka dhënë dhe në zona të tjera ku rriten gjallesa të ndryshme.

















