Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
02 qershor 2025
Më pak se dhjetë ditë larg ndeshjes së radhës kualifikuese të Shqipërisë përballë Serbisë dhe kryefjala mbetet më tepër tek bileta pasi sportdashësit fitoren e konsiderojnë një detyrim më shumë se sa në ndeshjet e tjera të kuqezinjve përballë këtij kundërshtari, si rrjedhojë janë të shumtë ata që do të duan të jenë dëshmitarë të saj në Arenën Kombëtare më 7 qershor.
Sekretari i përgjithshëm I FSHF-s, Ilir Shulku tregon se çfarë ndodh me procesin e biletave që ndryshe nga takimet e tjera për këtë ndeshje janë me prenotim dhe më pas me një short kompjuterik të rastësishëm.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë ka gjeneruar një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët. Burime nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë me dije se janë regjistruar mbi 200 mijë kërkesa për bileta, ndërkohë që kapaciteti i stadiumit “Air Albania” është i kufizuar në vetëm 22 mijë vende.
Kjo përballje e shumëpritur ka ngjallur emocione të forta jo vetëm për rëndësinë sportive, por edhe për ngarkesën simbolike që mbart nga takimet e kaluara mes dy kombëtareve. Tifozët nga Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare kanë shprehur interes të jashtëzakonshëm për të qenë të pranishëm në stadium, ndërsa kërkesat kanë ardhur edhe nga diaspora.
FSHF pritet të publikojë së shpejti mënyrën e shpërndarjes së biletave, ndërkohë që masat e sigurisë për këtë ndeshje do të jenë maksimale.
Trajneri Sylvinho është shprehur se skuadra është e përgatitur maksimalisht dhe se fokusi është vetëm te loja në fushë. Mbrojtësi Elseid Hysaj ka kujtuar emocionet nga ndeshja në Beograd, duke theksuar se “kemi gjithçka në dorë për ta fituar këtë përballje”. Ndërsa kapiteni Berat Gjimshiti u shpreh se atmosfera në skuadër është pozitive dhe se të gjithë janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbart kjo ndeshje.
FSHF pritet të publikojë së shpejti mënyrën e shpërndarjes së biletave, ndërkohë që masat e sigurisë për këtë ndeshje do të jenë maksimale.

















