PD reagon pas konstituimit të Komisionit për Reformën Territoriale: “Mbledhja u vendos në mënyrë të njëanshme”

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 nentor 2025

Partia Demokratike ka reaguar pas konstituimit të Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, i cili u zhvillua me votat e mazhorancës dhe aleatëve të saj opozitarë.

Në një reagim zyrtar, PD ka sqaruar se nuk mori pjesë në mbledhje, duke e cilësuar thirrjen e saj si të njëanshme dhe të vendosur pa dakordësi me opozitën.

“Mbledhja e Komisionit është vendosur në mënyrë të njëanshme nga ana e përfaqësuesve të mazhorancës. Ndërkohë, deputetët e opozitës ishin të angazhuar në komisionet parlamentare ku po diskutohej buxheti për vitin 2026”, thuhet në reagimin e PD-së.

Komisioni për Reformën Territoriale pritet të shqyrtojë propozimet për ndarjen e re administrative të vendit, një proces që ka qenë vazhdimisht objekt debatesh ndërmjet mazhorancës dhe opozitës

Scroll to Top