Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
24 shkurt 2025
Pasi kërcënoi hapur prokurorin Ols Dado, duke i thënë “nuk e ka idenë me kë është ngatërruar”, Erion Veliaj ka publikuar një pjesë të përplasjeve mes tij dhe prokurorit. që kanë ndodhur në sallën e gjyqit më datë 12 shkurt, kur u vendos konfirmimi i “arrestimit me burg”.
Nga transkriptimi që është publikuar nga Erion Veliaj, vihen re tonet e larta që kanë shoqëruar seancën në GJKKO. Nga biseda lihet të kuptohet se Veliaj ka treguar adresen e banimit të prokurorit.

Ne mesazhin e tij Veliaj shkruan: “Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij!
Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”.
Materiali i publikuar nga Erion Veliaj:


















