Pas Pogbas, Monaco zyrtarizon edhe Ansu Fatin

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Monaco vazhdon me përforcimet e mëdha. Pas transferimit të Paul Pogbas, klubi nga Principata ka goditur sërish në merkato – këtë herë duke zyrtarizuar ardhjen e Ansu Fatit nga Barcelona.

Talenti spanjoll është huazuar për një sezon, me opsion blerjeje në fund, për një shumë prej 11 milionë eurosh. Sipas “L’Équipe”, gjatë periudhës së huazimit, Barcelona do të vazhdojë të paguajë gjysmën e pagës së lojtarit.

Fati mbërriti në jug të Francës të enjten dhe kreu me sukses testet mjekësore të premten, përpara se të mbyllej marrëveshja mes dy klubeve – një proces që pasoi javë të tëra negociatash intensive.

Pas një periudhe të vështirë me lëndime dhe pak minuta në fushë, 21-vjeçari kërkon ta rifillojë karrierën me një faqe të re në Ligue 1. Monaco, që po ndërton një skuadër ambicioze për sezonin e ri, e sheh Fatin si një nga pikat kyçe në repartin sulmues.

Scroll to Top