Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur ta bojkotojë seancën plenare të Kuvendit, në të cilën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke bërë adresimin vjetor të saj.
Adresimi i Osmanit në Kuvend tashmë ka filluar, ndërsa deputetët e AAK-së nuk shihen në sallë.
Më herët, edhe nga Partia Demokratike e Kosovës deklaruan se as këtë vit nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.
“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, refuzon edhe këtë vit pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani, ngase e njëjta ka vazhduar të sillet me mospërmbushje shqetësuese të rolit dhe funksionit të saj kushtetues”, shkruhet në njoftimin zyrtar të PDK-së.