Pas dënimit të Dodikut, DASH-i: Kundërshtojmë veprimet që minojnë sigurinë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 shkurt 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se kundërshton çdo veprim të udhëheqësve lokalë në Bosnjë e Hercegovinë, që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.

“Shtetet e Bashkuara kanë investuar për dekada për një Bosnjë e Hercegovinë stabile. Ne kundërshtojmë fuqishëm çdo veprim nga udhëheqësit lokalë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin. Ne mbështesim Marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”, ka shkruar në X, zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce.

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e dënoi dje presidentin e entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit.

Scroll to Top