Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
02 maj 2025
Sipas vlerësimit të fundit të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ka më dyshim se partia AfD është në tërësi ekstremiste e djathtë dhe jo vetëm në lande të caktuara por në të gjithë Gjermaninë.
Sipas vlerësimit të fundit të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ka më dyshim se partia AfD është në tërësi ekstremiste e djathtë dhe jo vetëm në lande të caktuara por në të gjithë Gjermaninë.
Deri tani AfD-ja klasifikohej në nivel federal si “e dyshuar për ekstremizëm të djathtë” dhe ishte nvn mbikvqyrjen e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.
Sot (02.05.) Zyra Federale informoi publikun se e gjithë partia klasifikohet tani si një “përpjekje e provuar ekstremiste e djathtë”. Kjo do të thotë që Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës ka vërtetuar se AfD në tërësi është ekstremiste e djathtë dhe drejtohet kundër rendit themelor të lirë dhe demokratik.
1,000 faqe ekspertiza
Baza për këtë vlerësim të ri është një koleksion i gjerë materialesh që është përditësuar vazhdimisht nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Sipas informacionit të mediave publike gjermane ARD dhe SWR, raporti i Zyrës Federale përfshin më shumë se 1,000 faqe dhe synon të provojë pse AfD është, sipas mendimit të hetuesve të Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, antikushtetuese. Vendimtare për këtë konkluzion janë shkeljet e anëtarëve të kësaj partie ndaj sundimit të ligjit, parimeve të demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.
