Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
18 dhjetor 2025
Sot vendet kryesore shqiptare, pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell sidomos në mesdite dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me mjegull dhe ngrica, ndërsa dita stabile me mundësi që mjegulla që qëndrojë më gjatë në rajone të caktuara ku e favorizon mikro-klima.
Temperaturat nga -5 minimalja deri në 10 gradë Celsius maksimalja nëse lejon mjegulla.
Ditëve të ardhshme pa ndonjë ndryshim të motit.
E Premtja e ngjashme sikur e enjta, kurse për fundjavë në Kosovë do të fillojë ulja e temperaturave dhe do të ndjehet nga erërat verilindore, por asgjë e madhe. Reshje atmosferike ende nuk priten. Do të vazhdojnë intervalet kohore me diell dhe vranësira, vende-vende mjegull e vranësira të ulëta.

















