Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
22 gusht 2025
Gjatë ditës së premte parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 13 në 33 gradë Celsius.
“Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë parashihen të dendësohen, duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale 13-17° C; Temperaturat maksimale 29-33 gradë; Era e lehtë dhe lokalisht e fortë nga veriperëndimi”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

















