Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
10 dhjetor 2025
Papa Leoni XIV ka theksuar se Evropa duhet të ketë rol aktiv në çdo bisedim për paqen në Ukrainë, duke kritikuar atë që e quajti përpjekje të administratës Trump për të dobësuar aleancën SHBA-Evropë.
“Kërkimi i një marrëveshjeje pa përfshirë Evropën është jorealiste, duke pasur parasysh se lufta po zhvillohet në kontinentin tonë,” tha Papa, duke shtuar se garancitë për sigurinë sot dhe në të ardhmen kërkojnë pjesëmarrjen e Evropës. “Ekziston një mundësi e shkëlqyer që udhëheqësit evropianë të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje së bashku,” theksoi ai.
Deklaratat e Papës erdhën pas publikimit të strategjisë së sigurisë kombëtare të SHBA-së nga administrata Trump, e cila sipas tij, dekurajon aleancën transatlantike dhe rrezikon të shpërbëjë marrëdhëniet e ngushta midis SHBA-së dhe Evropës. Leoni tha se disa komente të Donald Trumpit nënkuptonin një përpjekje për të dobësuar atë që duhet të mbetet një aleancë e fortë, duke shtuar se ndërsa disa amerikanë mund të pajtohen, shumë të tjerë mund të kenë pikëpamje të ndryshme.
Komentet e Trumpit, përfshirë edhe një intervistë për “Politico” ku ai e quajti Evropën “të dobët” dhe liderët e saj “që flasin shumë dhe bëjnë pak”, kanë shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare.

















