Pamjet që u bënë virale nga tërmeti në Rusi, mjekët mbrojnë me trupin e tyre pacientin në operacion

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

30 korrik 2025

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8, një nga më të fortët të regjistruar ndonjëherë, goditi herët të mërkurën gadishullin lindor të largët dhe pak të populluar të Kamchatka-s në Rusi, duke shkaktuar lëkundje të forta dhe valë cunami deri në katër metra në Oqeanin Paqësor.

Pamje të shumta nga rajoni kanë qarkulluar në rrjetet sociale, duke treguar ndërtesa që lëkunden gjatë aktivitetit sizmik, ndërsa banorët përpiqen të ruajnë qetësinë.

Nje video e publikuar në rrjetin social X ka tërhequr vëmendje të madhe. Ajo shfaq një sallë operacioni në një spital të Kamchatka-s, ku mjekët po kryenin një ndërhyrje kirurgjikale në momentin që tërmeti tronditi zonën.

Pavarësisht lëkundjeve të forta që tundnin ndërtesën, mjekët ruajtën gjakftohtësinë dhe vazhduan operacionin deri në përfundim, pa e ndërprerë për asnjë çast. Ministria ruse e Shëndetësisë njoftoi se operacioni përfundoi me sukses dhe pacienti ndodhet në fazën e rikuperimit.

Ky moment heroik është përshëndetur gjerësisht në rrjet, ndërsa shumë përdorues e kanë cilësuar si një dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të mjekëve edhe në rrethana ekstreme.

Scroll to Top