Palestina nuk është si Kosova dhe Hamasi nuk është si UÇK-ja

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

07 shtator 2025

NJË KRAHASIM MES PALESTINËS, KOSOVËS DHE MAQEDONISË

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar.

Hamasi po e fiton luftën në televizonet perëndimore.

Prej disa muajsh ushtarët e tij nuk luftojnë më.

Ata kanë lënë armët dhe janë kthyer në fotografë profesionistë.

Videot dhe fotografitë e njerëzve të drobitur që mbajnë rradhë për një pjatë me supë, po e lënë botën pa gjumë.

Hamasi akuzon Izraelin se po ndëshkon me vdekje 2 milion banorët e Gazës, kurse Izraeli thotë se Hamasi se po i vjedh ushqimet për të sajuar lajme të rreme.

Të dyja janë të vërteta.

Uria është një nga kapitujt kryesorë të çdo manuali lufte dhe këto dy ushtri janë në luftë vdekjeprurëse.

Fëmijët e Gazës po e ndëshkojnë Izraelin, më shumë se terroristët e Hamasit.

Siç ndodh gjithmonë në Perëndim, kur qeveritë i marrin vendimet në studiot televizive, këto ditë Franca dhe Britania lajmëruan se do ta njohin shtetin palestinez.

Kjo manovër që është më shumë kundër Izraelit, se pro Palestinës, është njëra nga arsyet që e detyroi Izraelin të vendosë pushtimin e Gazës.

Por pyetja është çfarë shteti do njohë Franca dhe Britania?

Çfarë shteti është Palestina?

Një shtet i pushtuar?

Kush janë kufinjtë e këtij shteti.

Kush e drejton këtë shtet?

Kush është qeveria e tij?

Po Kryeministri?

Kush i ka fituar zgjedhjet.

Gaza është një zonë e rrënuar. Aty pothuajse nuk ka më rrugë, nuk ka ujësjellësa, nuk ka ura, nuk ka siguri.

Aty ka vetëm uri.

Ky është përfundimi i luftës pa plan që nisi Hamasi dy vjet më parë kur masakroi 1200 njerëz që po kërcenin në një koncert.

Por edhe para luftës, Gaza dhe gjysma tjetër e Palestinës, West Bank, i kishte kufinjtë tokësorë, ajrorë dhe detarë të kontrolluar nga Izraeli.

Për fat te keq, Palestina nuk përmbush dot asnjë kriter për t’u konsideruar një shtet i pavarur, siç e ka njohur Shqipëeria antiperëndimore në vitin 1988.

Atëherë kush është zgjidhja për Palestinën?

A funksionon dot ajo si shtet i pavarur edhe nëse Franca dhe Britania e njohin?

Duket e pamundur.

Kryeministri izraelit tha se pas pushtimit dhe pas pastrimit total nga terroristët e Hamasit, Gaza duhet të qeveriset nga një bashkësi shtetesh arabe.

Me pak fjalë Gaza do jetë një territor ku shtetet e pasura arabe do investojnë për ta rindërtuar dhe ku 2 milion banorët e saj do jetojnë duke punuar.

Kjo nënkupton se Izraeli do vazhdojë ta kontrollojë Gazën ushtarakisht por nuk do ta bombardojë më.

Megjithëse kjo formulë, që mesa duket po negociohet, mund ta përmirësojë jetën e palestinezëve, ajo nuk e bën dot Gazën shtet.

Po atëherë si mund të zgjidhet cështja e Palestinës?

Ka shumë njerëz që e krahasojnë Palestinën me Kosovën.

Ata thonë se edhe Kosova nuk kishte qenë asnjëherë shtet por u bë shtet nga Fuqitë e Mëdha.

Scroll to Top