Pak orë pas daljes, Gjesti ia thotë troç Eglit: Ti e di që unë nuk ndjej për ty!

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

20 prill 2025

Gjesti deklarohet për her të parë pas daljes nga Big Brother Vip, si fitues i këtij edicioni të katërt.

Këngëtari nga Kosova, tashmë fitues i spektaklit më të ndjekur në Shqipëri u shpreh se ka luajtur shumë fort për të arritur fitoren, teksa ka përmendur vështirësitë me të cilat është përballur brenda shtëpisë.

Gjesti tregoi gjithashtu për planet pas përfundimit të lojës së Big Brother si dhe planet me Eglin.

”Kur kam dal nga BBVK, e kam dit që më është bërë diçka e padrejtë, kur m’ka ardh ftesa për këtu nuk kam besuar por kur më është hapur dera, kam thënë që mund ta bëjë. Kam luajtur fort , kam parë për ti nxjerr të gjithë jasht .

Nuk kam pasur mëshirë për ata, pasi që as ata nuk patën për mua. E falēnderoj veten që kam duruar aq gjatë, lloj lloj gjërash që tjerët nuk i kanë duruar, madje dhe prekjet fizike. falemnderit familjes, zotit dhe publikut.

Unë i kam thënë Eglit që nuk kam diqka me të, ia kam thënë edhe brenda edhe jasht, unë jam i njejti, do të vazhdojmë edhe jasht të shohim deri ku do t’na shkojë, nuk e gënjej dot”, u shpreh Gjesti.

Scroll to Top