Osmani viziton kullën e Haradinjave për Epopenë e Dukagjinit, për vizitë ishte dhe Rifat Jashari

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

24 mars 2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, në 27 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Pas homazheve ajo qëndroi edhe në Kullën e Haradinajve ku u prit nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-komandanti i Zonës operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Të pranishëm ishin edhe Rifat Jashari e Bekim Jashari e shumë familjarë të dëshmorëve, por edhe bashkëluftëtarë.

Dita e sotme njihet edhe si “Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit” do të shënohet edhe me disa aktivitete.

Aktivitetet për shënimin e Epopesë së Dukagjinit janë organizuar nga Komuna e Deçanit dhe kanë filluar më 21 mars, ndërsa sot mbahen homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, nga ora 11:00-12:00 dhe një program artistik te Kulla e Haradinajt nga ora 13:00.

Scroll to Top