Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
18 qershor 2025
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur t’i hapë kapitujt e rinj të bashkëpunimin me Hungarinë.
Kështu është shprehur ajo në takimin e realizuar me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover, gjatë qëndrimit në Budapest.
Ajo tutje ka shprehur gatishmërinë që të ruhen raportet, siç ka thënë, historike midis vendeve.
“Diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve. Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t’i ruajë raportet historike dhe t’i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë”, ka shkruar Osmani në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.