osmani mban fjalim ne shba

Osmani mban fjalim historik në U.S. Naval War College: Sakrifica e forcave amerikane frymëzoi breza të popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mbajti një fjalim të veçantë në U.S. Naval War College në Shtetet e Bashkuara, përpara qindra pjesëtarëve të forcave detare, përfshirë veteranë që kishin shërbyer gjatë intervenimit të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, si dhe studentë e pjesëmarrës të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Presidentja Osmani falënderoi Sekretarin Amerikan të Marinës, Carlos Del Toro, për ftesën e saj në Simpoziumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ajo theksoi rëndësinë e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si një kornizë transformative për paqe dhe barazi në shoqëri.

Në fjalën e saj, Presidentja nënvizoi: “Për ne në Republikën e Kosovës, shërbimi dhe sakrifica e forcave amerikane, si dhe përkushtimi i tyre i palëkundur për liri, demokraci dhe paqe, kanë frymëzuar breza të tërë. Ne mburremi të themi se jemi kombi më pro-amerikan në botë dhe këtë do ta mbajmë gjithmonë.”

Osmani kujtoi gjithashtu rolin strategjik të Shteteve të Bashkuara në paqeruajtje globale dhe falënderoi për mbështetjen e tyre gjatë momenteve më të vështira për popullin e Kosovës, duke përfshirë luftën për liri dhe pavarësi.

Fjalimi i saj frymëzues erdhi në një moment reflektimi mbi rëndësinë e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta për paqen globale.

Scroll to Top