Opozita në Tiranë ka vetëm një kandidat, Arlind Qorin

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

23 tetor 2025

Që një kandidat politik të jetë opozitar i qeverisjes ai duhet të përmbushë dy kushte politike themelore. Së pari, ai dhe forca politike që e mbështet apo e kandidon duhet të kenë dëshirë dhe synim të qartë politik ardhjen në pushtet. Së dyti, kandidati opozitar duhet të ofrojë një alternativë të ndryshme qeverisje nga ajo e pushtetit. 

I vetmi kandidat politik që i përmbush këto dy kritere në Tiranë është Arlind Qori dhe Lëvizja Bashkë. Ndërkohë që kandidati Florian Binaj i emëruar fillimisht nga Berisha dhe pastaj nga parti të tjera në opozitë nuk përmbush asnjë nga këto dy kushte, ndaj nuk mund të klasifikohet si kandidati politik i opozitarizmit.

Së pari, kandidatura e Binaj është propozuar me qëllimin e vetëm për të humbur përballë Ramës. Kjo nuk ka lidhje me dëshirat apo synimet politike të Binaj, por me strategjinë politike të Berishës që në thelb synon dështimin e kandidatit politik që ka emëruar në Tiranë. 

Arësyeja është e thjeshtë. Në pamundësi për ta fituar Bashkinë e Tiranës vetë, Berisha nuk dëshiron asnjë kandidat opozitar në krye të Tiranës që mund ti rrezikojë atij kontrollin e PD-së duke krijuar një pol pushteti në Bashkinë e Tiranës.

Scroll to Top