Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
18 shkurt 2025
Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, (18 shkurt) në disa zona të kryeqytetit.
Nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar sasi droge, ndërsa mësohet se 22 persona janë arrestuar.
Ndërsa, janë lëshuar 34 masa sigurie gjithsej.

















