Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
23 dhjetor 2025
Deputetja e Tiranës nga radhët e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK, në orët e para të mëngjesit.
Sipas raportimeve, Xhaçka ka hyrë e vetme dhe pa praninë e një avokati. Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj nga Prokuroria e Posaçme.
Gjatë mandateve qeverisëse nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, Olta Xhaçka ka ushtruar funksionin e ministres së Mbrojtjes, përpara se të emërohej ministre e Punëve të Jashtme.
Kjo nuk është hera e parë që deputetja paraqitet në ambientet e SPAK, ndërsa priten informacione të tjera lidhur me këtë paraqitje.

















