Një i vdekur e pesë të lënduar nga aksidenti në Gjurgjevik të Madh të Klinës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 gusht 2025

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjurgjevik të Madh të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai shtoi se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe autobusit në ora 06:10.

Ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës.

Scroll to Top