Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
24 qershor 2025
Kupa e Botës për Klube ka hyrë në ndeshjet e fundit të fazës në grupe, teksa në Grupin B çdo gjë ka përfunduar.
Sfida me interesin më të madh ishte ajo mes Atletico Madrid dhe Botafogos, që pa spanjollët fitues me rezultatin 1-0, e cila nuk i mjaftoi skuadrës së Simeones për të vazhduar më tej, me ekipin brazilian që kalon në fazën e 1/16-ave.
Gjithsesi, fitorja e Atleticos shërbeu si një “asist” për PSG-në. Kampionët e Europës triumfuan me rezultatin 0-2 përballë amerikanëve të Seattle Sounders, duke marrë kështu kreun e Grupit B, pasi verdikti i ndeshjeve direkte ra, me të treja skuadrat që mundën njëra-tjetrën dhe golavarazhi ishte ajo që shërbeu për të vendosur fatet e grupit.
Kështu PSG do të përballet në fazën e 1/16-ave me vendin e dytë të Grupit A, ndërsa Botafogo me fituesin e këtij grupi, të cilat do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
REZULTATET:
ATL. MADRID 1-0 BOTAFOGO
Griezmann 87’
SEATTLE SOUNDERS 0-2 PSG
Kvaratskhelia 35’, Hakimi 67’