Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
29 maj 2025
Në një konferencë për media të mbajtur sot në Kabinetin e tij, Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë një apel të drejtpërdrejtë ndaj opinionit publik dhe sidomos ndaj deputetëve të Parlamentit të Malit të Zi, duke kërkuar që të mos votohet marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe në formën aktuale, shkruan Ulqini Online.
Duke theksuar se ky apel nuk është politik, por institucional dhe qytetar, Nimanbegu nënvizoi se marrëveshja në fjalë ka ngritur shqetësime të thella, jo vetëm në nivel lokal, por edhe nga autoritetet më të larta të shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Presidentin e Malit të Zi.
Ai ritheksoi se qëndrimi i Ulqinit kundër marrëveshjes në formën e tanishme është i unifikuar, i përbashkët mes institucioneve lokale, subjekteve politike, sektorit civil dhe vetë qytetarëve. Ky qëndrim, sipas tij, i është bërë i ditur qartë qeverisë, parlamentit, Presidentit, ambasadave të huaja dhe Delegacionit të BE-së në Mal të Zi.
Përgatitje për sezonin turistik
Përveç kësaj çështjeje madhore, Kryetari Nimanbegu shpalosi edhe punën dhe masat që Komuna ka ndërmarrë në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik veror. Ai përmendi përmirësimin e infrastrukturës publike, pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, ndriçimin, sinjalizimin, krijimin e vendparkimeve, si dhe angazhimin e shërbimeve komunale në rritjen e pastërtisë dhe kujdesit për mjedisin.
Në bashkëpunim me Organizatën Turistike, është bërë promovimi i Ulqinit si një destinacion mikpritës me vlera natyrore, historike dhe kulturore. Po ashtu, theksoi mbështetjen për bizneset lokale përmes pjesëmarrjes në panaire dhe ngjarje promovuese, si dhe organizimin e aktiviteteve kulturore që pasurojnë ofertën turistike.
“Komuna është e përkushtuar të garantojë një sezon turistik të suksesshëm, me mikpritje, organizim dhe standarde gjithnjë e më të larta,” – u shpreh Kryetari.
Ai bëri thirrje për bashkëpunim nga të gjithë aktorët – qytetarët, institucionet dhe sektori privat – në mënyrë që Ulqini të prezantohet me dinjitet para turistëve vendas dhe të huaj.
Konferenca përfundoi me falënderime për mediat për raportimin korrekt dhe me përgjegjësi lidhur me zhvillimet rreth marrëveshjes, si dhe për rolin e tyre në pasqyrimin e përpjekjeve komunale për një sezon veror të